Aktuale
Prishtina gati për “Sunny Hill”, festivalin që elektrizon Kosovën
Jul 28, 2026
10:59
Prishtina po bëhet gati për fundjavën më të madhe muzikore të vitit.
Duke nisur nga e premtja, “Sunny Hill Festival” rikthen atmosferën e tij unike, duke shndërruar kryeqytetin një prej pikave për mijëra adhurues të muzikës nga e gjithë bota.
Se a është gjithçka gati për ta elektrizuar Kosovën flet njëri prej organizatorëve të festivalit, Fat Gjakova.
“Gjithçka po shkon sipas planit, këto ditë veçse janë duke përfunduar të gjitha skenat, produksioni ka filluar që një-dy javë, jemi shumë afër, mezi po presim mu bë e premte”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nga sot do të fillojë ardhja e artistëve në Kosovë, derisa tha se deri nesër do vinë të gjithë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM