Kosovë
Katër të vdekur nga aksidentet në Kosovë për dy ditë, Policia me apel për kujdes të shtuar gjatë vozitjes
Brenda dy dite në Kosovë kanë humbur jetën katër persona nga aksidentet në trafik.
Dy persona kanë humbur jetën të hënën, gjersa dy të tjetër sot në dy vetëaksidente.
“Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën dy persona në aksident trafiku pasi që ka pasur reshje të dendura të shiut dhe shoferi i automjetit që ka shkaktuar aksident dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet në rrugë, dy vetaksidente me fatalitet kanë ndodhur edhe mëngjesin e sotëm, andaj Policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në trafik, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë reshje të dendura shiu, rrebeshe e erëra të forta. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM