Aktuale
Aksion për dyshime të shmangies nga tatimi: Inspektohen 35 auto-parkingje në Gjilan dhe Viti, zbulohen shkelje të ndryshme
Inspektorati Qendror i Punës (IQP), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.
Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 35 auto-parkingje, me fokus në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe identifikimin e parregullsive në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme, për të cilat institucionet kompetente kanë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
Për aksionin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se më 17 korrik 2026, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me ATK-në, IQP-në dhe IQMT-në, si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar inspektime në 35 auto-parkingje në Gjilan dhe Viti.
Tutje theksohet se gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të ndryshme, ndërsa rastet janë trajtuar nga institucionet përgjegjëse sipas kompetencave të tyre.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM