Aktuale
evroTarget lanson zyrtarisht EvroFutureAcademy, udhërrëfyes për zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kuadrove udhëheqëse
evroTarget ka lansuar evroFutureAcademy, një program i ri dhe i strukturuar i zhvillimit profesional që synon ndërtimin e kapaciteteve udhëheqëse brenda kompanisë dhe përgatitjen e kuadrove të rinj udhëheqës për kërkesat e tregut modern.
EvroFutureAcademy përbën një program të strukturuar 19-javor, të ndarë në 7 blloqe tematike, i ndërtuar mbi qasje praktike, raste reale nga operativa, simulime dhe detyra progresive, me fokus në zhvillimin e aftësive konkrete që aplikohen drejtpërdrejt në punë.

Hamdi Malushaj, drejtor i evroTarget
Hamdi Malushaj, drejtor i evroTarget, thekson se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm strategjik për kompaninë dhe për zhvillimin e burimeve njerëzore në përgjithësi.
“Sot me përkushtim dhe vëmendje të madhe, jemi krenarë me lansimin e projektit EvroFutureAcademy. E konsiderojmë tejet të vlefshme për kompaninë tonë, por edhe për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Do të rezultojë me ngritje, zhvillim, trajnim dhe ngritje të kapaciteteve ekzistuese,” tha Malushaj.
Ai thekson se qëllimi i EvroFutureAcademy, është krijimi i kuadrove për të përmbushur standardet e tregut global, duke e parë Kosovën si pjesë të integruar të këtij tregu.
“EvroFutureAcademy do të prodhojë kuadro për biznesin tonë dhe për biznese të tjera, në kohën dhe në tregun global, duke vazhduar ta vendosë Kosovën në nivel të barabartë me botën e zhvilluar. Njerëzit në këtë akademi do të kenë kompetenca të zbatueshme kudo që të jenë, njëjtë si Kosova me nivele të njëjta në praktika me Gjermaninë,” është shprehur ai.
Në qendër të programit qëndron një qasje shumë-trajnerësh, ku ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm sjellin njohuri nga fusha të ndryshme si menaxhimi, operativa, cilësia, sistemet operative dhe sektori energjetik, me fokus të veçantë në tregun gjerman dhe tranzicionin energjetik.
Programi përfshin zhvillim të vazhdueshëm praktik dhe ekspozim ndaj rasteve reale të punës, duke i mundësuar pjesëmarrësve të ndërtojnë aftësi të zbatueshme drejtpërdrejt në operativë.
Malushaj thekson se ky projekt është gjithashtu një reflektim i besimit në njerëzit e kompanisë dhe në zhvillimin e tyre afatgjatë.
“Sot u ndjeva shumë mirë sepse me bashkëpunëtorët tanë po arrijmë suksese të synuara, të besuara dhe jam i sigurt që ne mundemi, duam dhe ia dalim,” shtoi ai.

Malushaj e përshkruan EvroFutureAcademy si një platformë që do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e kuadrove të afta jo vetëm për evroTarget, por edhe për tregun më të gjerë vendor dhe ndërkombëtar, duke e vendosur Kosovën në një nivel të krahasueshëm me praktikat evropiane.
Fatos Hasani, Menaxher i Departamentit për Trajnim dhe Zhvillim në evroTarget, thekson rëndësinë praktike të programit:
“EvroFutureAcademy që po e lansojmë sot do të jetë udhërrëfyes për zhvillim dhe ngritje profesionale për të gjithë ata që do të marrin pjesë. Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike që mund t’i aplikojnë menjëherë në punën e tyre, si dhe një paketë mjetesh që do t’i ndihmojnë të rrisin efikasitetin dhe produktivitetin në mënyrë të qëndrueshme. Trajnerët e programit do të jenë si nga brenda kompanisë, ashtu edhe ekspertë të jashtëm të përzgjedhur.”
evroTarget, si kompani eksportuese e shërbimeve me fokus të qartë në sektorin energjetik në tregun gjerman, po dëshmon një qasje të qëndrueshme dhe vizionare në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, duke u pozicionuar si një nga kompanitë më të përkushtuara në zhvillimin e kuadrove dhe standardeve moderne të punës.

EvroFutureAcademy vjen si vazhdimësi e këtij vizioni dhe sukseseve të evroTarget në zhvillimin e njerëzve dhe ngritjen e kapaciteteve të brendshme, dhe do të jetë udhërrëfyes për zhvillim dhe ngritje profesionale. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM