Aktuale
Vdes boksieri më i suksesshëm spanjoll
Jul 15, 2026
10:52
Ka vdekur boksieri më i suksesshëm spanjoll, Pepe Legra.
Ish-kampioni me preardhje nga Kuba, vdiq mbrëmë në moshën 90-vjeçare, në spitalin Gómez Ulla në Madrid.
Sipas raportimeve në media, ai kohet e fundit ishte diagnostikuar me një semundje të rëndë.
Legra ishte njëri nga sportistet më të suksesshëm spanjoll, ku gjatë karrierës së tij zhvilli 150 ndeshje profesionale, duke fituar shtatë tituj evropianë në kategorinë e peshave të lehta midis viteve 1967 dhe 1972 , si dhe dy kampionate botërore WBC në të njëjtën kategori peshe në vitin 1968.
Ai u pensionua nga boksi në vitin 1973 dhe që nga ajo kohë jetoi në Madrid, deri në momentin e vdekjes.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM