Aktuale
Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se e ka vlerësuar si të pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve, ndërsa marr vendim që seanca konstituive e filluar më 15 prill nuk ka përfunduar pasi nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.
Në njoftim tutje bëhet e ditur se Gjykata Kushtetuese po ashtu ka obliguar deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komunitet brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.
“…Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; III. TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM