Aktuale
BigBrother VIP Kosova këtë vit nis më herët, Olsa sërish producente
Jul 13, 2026
16:01
Edhe pse shpesh herë me kritika të shumta, Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga programet më të ndjekura në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.
E ky realizim televiziv nuk do të mungoj as këtë vit.
Madje risia është se Big Brother VIP Kosova këtë herë do të mbahet edhe më herët.
Derisa vitin e kaluar pati nisur më 17 nëntor dhe finalja u mbajtur në shkurt 2026, këtë herë pritet të nis muaj më parë.
Por jo vetëm kjo.
Lajmi.net mëson se edhe këtë vit ky organizim do të jetë në duart e Olsa Muhameti.
Autorja dhe producentja e kritikuar shumë për mënyrën e organizimit të Big Brother duke e shndërruar atë shpesh herë në një program si “Përputhen” s’do të ndërrohet as këtë herë.
Olsa Muhameti do të jetë edhe këtë herë në krye të BBVK.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM