Aktuale
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar në New York përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se integrimi Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.
Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, shkruan Osmani. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM