Politikë
Vuçiq paralajmëron dorëheqjen: Edhe pak javë do të jem president
Jun 27, 2026
21:23
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar gjatë fjalimit të tij në Kuvend se do të qëndrojë edhe për disa javë në detyrë, përpara se të japë dorëheqje.
“Kjo është ndoshta hera e fundit që po ju drejtohem si president i Republikës. Për 14 vjet i kam shërbyer me besnikëri vendit tim. E dua Serbinë më shumë se çdo gjë tjetër në botë”, u shpreh Vuçiq.
Ai shtoi se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën edhe për një periudhë të shkurtër, duke theksuar: “Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje.”
BASHKOHUNI NË DISKUTIM