Kosovë
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi më 15 shtator në fshatin Balaj të Ferizajt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 19:42 të së hënës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe për pasojë, viktima ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raport.
Tutje policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 4-gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari.
Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie, me 72 fishekë cal-12 mm, dhe një pushkë ajrore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM