Aktuale
Fluidi Group në Panairin HO.RE.CA 2026: Cilësia e Floil, Lemonita dhe Retro në qendër të vëmendjes
Mes qindra kompanive pjesëmarrëse në Panairin HO.RE.CA 2026, Fluidi Group po prezantohet me një gamë produktesh që kanë fituar besimin e konsumatorëve dhe profesionistëve të sektorit.
Vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me vajin Floil, i njohur për cilësinë dhe standardet e larta të prodhimit, si dhe me pijet freskuese Lemonita dhe Retro, brende që dallohen për shijen autentike dhe praninë e tyre të fuqishme në treg.
Panairi HO.RE.CA 2026 po shërben si një mundësi e shkëlqyer për Fluidi Group që të prezantojë produktet e saj, të forcojë bashkëpunimet ekzistuese dhe të krijojë lidhje të reja me partnerë, klientë dhe profesionistë të industrisë.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje konfirmon përkushtimin e kompanisë ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, duke sjellë produkte që i përgjigjen kërkesave të tregut modern dhe sektorit HO.RE.CA.
Fluidi Group – pjesë e suksesit të HO.RE.CA 2026
BASHKOHUNI NË DISKUTIM