Aktuale
Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj
Jun 17, 2026
19:21
Inspektorati Komunal i Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba mandatore ndaj dy personave fizikë, të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.
Secili nga kundërvajtësit, sipas njoftimit zyrtar është gjobitur me nga 200 euro.
Bëhet e ditur se njëri rast është evidentuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, ndërsa rasti tjetër në fshatin Mirosalë.
“Inspektorati Komunal apelon tek të gjithë qytetarët e Ferizajt që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit duke raportuar çdo person që hedh mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke njoftuar autoritetet kompetente për çdo veprim që dëmton mjedisin”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM