Aktuale
LAJMI I FUNDIT: Policia e Lezhës e konfirmon, dy të vdekur në detin e Shëngjinit janë kosovarë
Jun 03, 2026
19:02
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vdekja e dy personave është konfirmuar nga Policia e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë nga Kosova,
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Policisë atje.
Grupi prej katër personave dyshohet se ishte rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM