Aktuale
OECD ul parashikimin për ekonominë globale, lufta SHBA–Iran rrit rrezikun e recesionit.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke paralajmëruar se konflikti SHBA–Iran mund të përkeqësojë më tej situatën ekonomike nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje paqeje.
Sipas raportit të qershorit, ekonomia botërore pritet të rritet me 2.8% këtë vit, nga 3.4% një vit më parë. Organizata paralajmëron se në rast të një konflikti të zgjatur dhe ndërprerjeve në transportin detar dhe furnizimet energjetike, rritja globale mund të bjerë deri në 2.1%, ndërsa disa ekonomi mund të përballen me recesion.
OECD thekson se rritja e çmimeve të energjisë dhe kostove industriale do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi inflacionin, papunësinë dhe investimet, me ndikimin më të madh tek ekonomitë në zhvillim.
Megjithatë, organizata vlerëson se investimet në inteligjencën artificiale mund të ndihmojnë në mbështetjen e rritjes ekonomike në vitet e ardhshme.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM