Lajmet
Përfundon protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, marshimi i radhës të martën
Jun 01, 2026
22:44
Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e radhës e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë kundër ndërtimeve dhe dhunës së ushtruar nga policia private ndaj protestuesve në Zvërnec.
Marshimi i radhës është njoftuar nesër, të martën më datë 2 qershor në të njëjtën orë si protesta e sotme dhe ajo e të dielës të cilat u zhvilluan në orën 18:00, raporton euronews.al.
Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshimin i cili nisi te Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas u drejtua drejt Kryeministrisë.
Protesta ishte paqësore dhe pa incidente. Në sfond u dëgjuan edhe këngë patriotike ndërsa turma valëviste flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM