Ekonomi
Prattipati zhvillon takime në Zveçan dhe Leposaviq për situatën aktuale në veri
E ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një vizitë në veri të Kosovës, ku është takuar me kryetarë komunash me shumicë serbe dhe përfaqësues politikë lokalë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet në këtë pjesë të vendit.
Gjatë vizitës në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin e komunës, Dragisha Miloviq, me të cilin diskutoi për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ndërkaq, në Leposaviq, ajo zhvilloi një takim me kryetarin Zoran Todiq, ku u bisedua për zhvillimin ekonomik, investimet dhe mundësitë për rritje ekonomike në rajon.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, gjatë takimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve, si dhe nevoja për iniciativa që kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM