Aktuale
Dita Botërore e Qumështit, ministrja Kusari-Lila premton mbështetje për fermerët dhe përpunuesit
Gjatë një mini-panairi të organizuar në Gjakovë, ku u promovuan produktet vendore të qumështit, Kusari-Lila tha se Qeveria po punon për finalizimin e Ligjit për Tregtinë e Brendshme dhe Ligjit për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare, me synim forcimin e pozitës së prodhimeve vendore dhe rritjen e sigurisë në marrëdhëniet biznesore.
Ajo njoftoi gjithashtu se janë lansuar skema të reja grantesh për bizneset dhe gratë ndërmarrëse, përfshirë gratë fermere, për të rritur kapacitetet prodhuese dhe fuqizimin ekonomik.
Sipas ministres, mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet, ndërsa inspektimet në treg do të intensifikohen për identifikimin e qartë të produkteve me bazë bimore dhe shtazore.
Kusari-Lila theksoi se industria e qumështit është një nga sektorët më të rëndësishëm të prodhimit vendor dhe se përmes reformave ligjore, mbështetjes financiare dhe politikave zhvillimore do të krijohen kushte më të mira për fermerët dhe përpunuesit, si dhe për rritjen e pranisë së produkteve “Made in Kosova” në treg.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM