Aktuale
Më 08 qershor mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2026
Jun 01, 2026
12:16
Ministria e Financave njofton se më 08 qershor 2026 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM