Aktuale
Gjysma e Prishtinës mbetet pa energji elektrike, qytetarët raportojnë ndërprerje që nga mëngjesi
May 30, 2026
16:00
Një pjesë e madhe e Prishtinës po përballet edhe sot me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një prishjeje në rrjet.
Qytetarët kanë raportuar se që nga orët e hershme të mëngjesit janë pa furnizim me energji elektrike në disa lagje të kryeqytetit, përfshirë Lagjen e Spitalit, Qendrën, Lagjen e Muhaxherëve, si dhe zona të tjera periferike, ndër to edhe Kolovicën.
Sipas raportimit të KosovaPress-it, janë bërë përpjekje për të marrë informacione zyrtare nga KEDS-i lidhur me shkakun e ndërprerjeve, por zyrtarët përgjegjës për media nuk kanë qenë të qasshëm.
Deri më tani, as KEDS dhe as KESCO nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike që ka prekur një pjesë të konsiderueshme të Prishtinës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM