Kosovë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prishtinë
Foto: Ilustrim
Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.
Policia thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM