Aktuale
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina bien për 2 centë
May 24, 2026
13:11
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë më 24 dhe 25 maj 2026.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i dizelit është caktuar në 1.61 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me maksimum 1.53 euro për litër. Çmimi i gazit mbetet 0.75 euro për litër.
Krahasuar me ditën paraprake, si dizeli ashtu edhe benzina kanë pësuar ulje prej 2 centësh. Një ditë më parë, dizeli kushtonte 1.63 euro për litër, ndërsa benzina 1.55 euro.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM