Ekonomi
Punimet në “Kosovën B”, KEK thotë se ka marr masa për trajtimin e materialeve izoluese të identifikuara
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se gjatë realizimit të punimeve në kuadër të projektit të modernizimit të njësive gjeneruese në Termocentralin “Kosova B”, janë ndërmarrë masa standarde parandaluese lidhur me trajtimin e materialeve izoluese të identifikuara në zonën e punimeve.
KEK thekson se në kuadër të këtyre procedurave parandaluese, janë marrë mostra nga ekspertë gjermanë për analiza profesionale, ndërsa njëkohësisht është kërkuar edhe mbështetja e ekipeve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në funksion të verifikimeve shtesë profesionale dhe respektimit të standardeve më të larta të sigurisë.
“Theksojmë se nuk ka asnjë rrezik të evidentuar, asnjë punonjës të lënduar apo të prekur në aspektin shëndetësor, ndërsa KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse për punëtorët dhe mbarëvajtjen e sigurt të aktiviteteve.
KEK mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së punonjësve dhe informimit transparent të publikut”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM