Ekonomi
Mbi 405 mijë fëmijë përfituan nga shtesat në muajin prill
May 21, 2026
22:54
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin prill 2026, mbi 405 mijë fëmijë kanë përfituar nga skema e shtesave për fëmijë në Kosovë, ndërsa janë shpërndarë mbi 14.7 milionë euro për këtë kategori sociale.
Sipas tabelës së skemave të mirëqenies sociale, pensionet bazike të moshës vazhdojnë të kenë numrin më të madh të përfituesve, me 164,187 persona dhe pagesa që arrijnë në mbi 25.9 milionë euro.
Ndërkohë, 48,076 qytetarë kanë përfituar pensione kontributpaguese të moshës, për të cilat janë paguar mbi 11.7 milionë euro. /Ekolajmi/

BASHKOHUNI NË DISKUTIM