Kosovë
Lëvizën apo tejkaluan në shiritin emergjent, Policia publikon pamje – gjobit shoferët
May 07, 2026
20:40
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka publikuar sot një video ku shihen disa vetura duke lëvizuar apo tejkaluar në shiritin emergjent.
Policia në një postim në Facebook shkruan se dënimi për këtë është 300 euro gjobë, 1 vit ndalesë dhe tri pikë negative.
“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, thuhet në postim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM