Aktuale
Tri kompanitë, evroTarget, KiKxxl et Kosova dhe CubyLink, po dëshmojnë potencialin dhe ndikimin e tyre në “PowerToHR”, samitin që po e transformon Prishtinën në qendër të inovacionit global
Samiti “PowerToHR” ka sjellë në Prishtinë një nga platformat më të rëndësishme rajonale në fushën e burimeve njerëzore, teknologjisë dhe inovacionit, duke mbledhur kompani lidere, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendimmarrës nga industri të ndryshme.
Në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare, evroTarget, KiKxxl et Kosova dhe Cubylink, me rol dhe ndikim të madh kanë marrë pjesë aktive si aktorë kyç të zhvillimeve strategjike të samitit, duke kontribuar me eksperiencë të jashtëzakonshme, qasje bashkëkohore dhe një vizion të qartë për transformimin e tregut të punës dhe të ardhmen digjitale.
Përfshirja e këtyre kompanive dëshmon qartë rritjen e rolit të sektorit privat në Kosovë si një motor i inovacionit, profesionalizimit dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin organizativ. Ato po forcojnë jo vetëm praninë e tyre në treg, por edhe pozitën e Kosovës si një ambient gjithnjë e më konkurrues në rajon dhe më gjerë.
“PowerToHR” po konsolidohet si një platformë ku bashkohen idetë globale me potencialin lokal, duke e vendosur Prishtinën në hartën e qyteteve që po ndikojnë në mënyrën se si formësohet e ardhmja e punës dhe inovacionit.
Samiti vijon me sesione dinamike ku lidershipi, inovacioni dhe kultura organizative trajtohen si shtylla kyçe të transformimit të epokës digjitale. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM