Aktuale
Rafuna viziton fabrikën e vajit Floil dhe bizneset anëtare, diskutohen sfidat e sektorit privat
Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar vizitë në fabrikën e vajit Floil, ku u prit nga pronari i saj, Berat Mustafa. Rafuna poashtu vizitoi edhe disa nga bizneset anëtare, ndër to edhe kompania Floilin, si dhe Ciri, Fluidi Group dhe Vali Ranch.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua për arritjet e deritanishme të bizneseve, por edhe për sfidat me të cilat vazhdon të përballet sektori privat në Kosovë. Përfaqësuesit e kompanive shpalosën shqetësimet dhe propozimet e tyre konkrete, duke theksuar nevojën për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
Nga ana tjetër, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet bizneseve dhe Odës Ekonomike të Kosovës, si një faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm.
Oda Ekonomike e Kosovës ritheksoi përkushtimin e saj për të qëndruar afër bizneseve anëtare, duke kontribuar në adresimin e sfidave, përmirësimin e kushteve të të bërit biznes dhe avancimin e zhvillimit ekonomik në vend./ekolajmi

BASHKOHUNI NË DISKUTIM