Kosovë
Kanosi një polic, arrestohet i dyshuari – iu sekuestrua edhe automjeti pasi rezultoi i kërkuar në Britani të Madhe
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person për kanosje të zyrtarit policor, ndërkaq të njëjtit i është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.
Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar. Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM