Kosovë
Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual
May 04, 2026
23:16
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.
Personi i dyshuar është arrestuar sot rreth orës 15:30.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, më datën 27.04.2026, pas pranimit të informacioneve nga një emision hulumtues televiziv, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale Ngacmim Seksual.
Si rezultat i veprimeve hetimore sot rreth orës 15:30, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM