Aktuale
Irani kërcënon kërcënon të fundosë anijet amerikane në Ngushticën e Hormuzit
Irani ka paralajmëruar se do të godasë “projektin e lirisë” të presidentit amerikan Donald Trump, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon pas njoftimit për një operacion të ri detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas BBC, ushtria e Teheranit ka deklaruar se do të sulmojë çdo forcë të huaj të armatosur që tenton të afrohet apo të hyjë në këtë ngushticë strategjike, duke e cilësuar si objektiv të veçantë ushtrinë amerikane.
Deklarata është bërë nga përfaqësues të komandës qendrore iraniane, ku është theksuar se Irani e konsideron Ngushticën e Hormuzit nën kontrollin e forcave të veta të armatosura dhe se çdo kalim duhet të koordinohet me Teheranin në të gjitha rrethanat.
Gjenerali Major Ali Abdollahi, ka theksuar se ky qëndrim është deklaruar “në mënyrë të përsëritur”, duke paralajmëruar pasoja serioze për çdo ndërhyrje të huaj në zonë.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se operacioni i quajtur “Projekti i Lirisë” përfshin një angazhim të madh ushtarak, duke përfshirë shkatërrues me raketa të drejtuara, mbi 100 avionë me bazë tokësore dhe detare, platforma pa pilot në disa drejtime si dhe rreth 15 mijë trupa ushtarake.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM