Aktuale
Konferenca Amerikane e Investitorëve: 58 investitorë kanë shprehur interes për 19 projekte në Prishtinë
58 investitorë kanë shprehur interes për 19 projekte transformuese dhe gjithnjë e më shumë po i bashkohen këtij rrugëtimi. Kështu ka shkruar kryetari I Prishtinës, Përparim Rama, pas mbajtjes së Konferencës Amerikanë të Investitorëve.
“19 projektet e prezantuara në Konferencën Amerikane të Investitorëve, nuk pasqyrojnë vetëm gjendjen tonë sot, por vizionin tonë të qartë për një të ardhme të bazuar në zhvillim, rritje ekonomike dhe mundësi reale për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.
Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe bankave vendore, në këtë konferencë u bashkuan mbi 500 pjesëmarrës, përfshirë investitorë ndërkombëtarë dhe sipërmarrës vendorë, të gatshëm për bashkëpunim.
Ndër të tjera Rama ka theksuar se Prishtina po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion serioz për investime, duke synuar të jetë jo vetëm pjesë e trendeve, por edhe krijuese e tyre. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM