Aktuale
Hamza për seancën: Ka ndodhur shkelje kushtetuese
Apr 27, 2026
00:20
Kryetari i PDK, Bedri Hamza, e ka quajtur puç kushtetues atë që ndodhi sonte në seancën për presidentin,
Ai është shprehur se shkelja e Kushtetutës veçse ka ndodhur, pasi ajo që thuhet në të është shumë e qartë.
“Kjo çka ka ndodhur sonte, veç ka ndodhur shkelja e Kushtetutës. Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë prezentë në sallë dhe të votojnë që të konsumohet raundi i parë”, tha ai.
Hamza për seancën e nesërme tha se sipas tyre, nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë të votimit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM