Aktuale
Reagon LDK-ja: Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të vetë shtetit
LDK ka reaguar ashpër ndaj seancës së sotme të thirrur nga VV për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues.
Sipas komunikatës, nisja e votimit pa kuorum përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe abuzim me Kuvendin.
Komunikata e plotë
Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.
Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik.
LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm.
Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM