Aktuale
Feride Rushiti merr 63 vota, seanca për presidentin vazhdon të martën
Apr 27, 2026
23:17
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është shtyrë për të martën në ora 10:00.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Lëvizja Vetëvendosje kandidoi dy gra për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Në raundin e parë morën pjesë 64 deputetë, ndërsa Feride Rushiti mori 63 vota.
Një votë ishte e pavlefshme, gjersa Hatixhe Hoxha nuk mori vota.
Në seancë nuk ishin deputetët e opozitës. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM