Aktuale
Seanca për presidentin, opozita nuk merr pjesë
Apr 27, 2026
23:01
Në seancën e jashtëzakonshme për presidentin, që ishte caktuar për në ora 20:30 të pranishëm janë vetëm deputetët e pozitës.
Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bëri të ditur nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës.
Megjithatë në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e pozitës, ndërkaq opozita po bojkoton punimet.
Çështja e zgjedhjes së presidentit ka afat deri të martën në mesnatë. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM