Gjiganti gjerman i veturave, BMW, ka publikuar imazhet e para të serisë së re – BMW 7.
Ky është përditësimi më i gjerë i BMW-së ndonjëherë për gamën, dhe është vetura e parë luksoze që trashëgon teknologji nga programi “Neue klasse”
Seria e re 7-she shpërfaq një qëndrim luksoz monolitik, që do të thotë sipërfaqe minimalistike, drita të përparme në stil kristali dhe logo e ndriçuar “Iconic Glow” që i jep pjesës së përparme estetikë të paparë.
Rrotat variojnë nga aliazhi 20 inç deri në 22 inç direkt nga fabrika, një zgjedhje estetike dhe dinamike që nënkupton se Seria 7 mund të jetë sportive ose komode.
Brenda, BMW-ja ka kombinuar materiale luksoze: lëkurë, dru, xham kristali dhe metal, me një gjuhë dizajni të qartë dhe një mori teknologjish.
Veçoria kryesore është BMW Panoramic iDrive me Ekranin krejt të ri të Pasagjerit BMW, plus një Ekran opsional BMW Theatre që mbështet transmetim 8K, lojëra dhe video thirrje për pasagjerët e pasme.
BMW-ja ka rritur përdorimin e inteligjencës artificiale në funksionet e asistencës për shoferin dhe parkimin. 7-shja përmban sisteme të përparuara SAE Level 2 dhe një “Asistent Autostrade”, që e bën veturën të aftë të vozitet deri në 130 km/orë – pa duar.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM