Aktuale
Haxhiu bën thirrje për reflektim: Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme
Kryetarja e kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
“Është dashur që, gjithë kjo javë që kemi pasur përpara vetes, të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit për të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit – me mandat 5-vjeçar. Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë kam thënë edhe dje që situata aktuale po ngjason me situatën e vitit të kaluar, ku, edhe përkundër faktit që kishte takime, nuk kishte vullnet, as minimumi i vullnetit, për të dalur nga ngërçi apo bllokada e krijuar vitin e kaluar. Prandaj, është e rëndësishme që palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu, përpara mediave.
Afati i fundit për të zgjedhur kryetarin e shtetit është 28 prill.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM