Aktuale
“Frikësohu që ke me përfundu në burg”, Kadrijaj e ashpër me Rizvanollin: Askush nuk i fëlliq duart me ty
Apr 21, 2026
16:02
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka replikuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, pasi kjo e fundit iu drejtua deputetëve të opozitës se nuk po iu “frikësohet”.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimet e rrymës, Kadrijaj i tha Rizvanollit se ajo duhet të frikësohet se mos po përfundon në burg.
“Për këtë ministren tjetër që u drejtojke herë në të djathtë e herë në të majtë, e thoshte nuk po iu frikësohem, ti frikësoju punës tënde, tenderëve që iu ke dhënë njëburimor, atyre grupeve të Whatsappit, frikësohu që ke me përfundu në burg, se bash askush nuk i fëlliq duart me ty”, u shpreh deputetja e AAK-së.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM