Aktuale
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare
Apr 20, 2026
15:30
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa skema përkatëse.
Sipas njoftimit zyrtar, pagesat janë ekzekutuar për veteranët, pensionet e parakohshme – Trepça Sh.A dhe pensioni familjar, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftimin e ministrisë potencohet se nga këto skema kanë përfituar 39 mijë e 34 veteranë, 813 pensionistë të përkohshëm dhe 2 mijë e 409 pensionistë familjarë.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM