Aktuale
Peci përkujton intelektualët e Mitrovicës në 27-vjetorin e zhdukjes
Kryetari Faton Peci, ka përkujtuar intelektualët e Mitrovicës në 27-vjetorin e zhdukjes së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Peci thotë se në përpjekje për të penguar të ardhmen e një populli, avancimin dhe të drejtën për të jetuar të lirë, forcat kriminale dhe gjenocidale ndaluan grupin e intelektualëve të Mitrovicës gjatë rrugës për në Mal të Zi, të cilët i ekzekutuan e më pas trupat e tyre i zhdukën.
Ky grup përbëhej nga doktorë, profesorë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, ku me ç’rast kryetari i Mitrovicës përkujtoi figurat e ndritura të qytetit: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkëlzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu.
“Dora kriminale serbe preku të gjitha shtresat, kreu të gjitha krimet e mundshme dhe fshehu të vërtetën, për të cilën populli ynë, që nga përfundimi i luftës, kërkon drejtësinë e munguar,” është shprehur Peci.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM