Arsim
ZKA nis auditimin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, ka filluar auditimin e performancës me temë “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë”, që mbulon periudhën 2022–2025.
Sipas njoftimit, ky auditim ka për qëllim të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, si dhe nëse këta mekanizma garantojnë cilësinë dhe efikasitetin e procesit mësimor në klasë.
Fushëveprimi i auditimit përfshin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtoritë komunale të arsimit në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Në varësi të nevojës, në proces mund të përfshihet edhe Inspektorati i Arsimit. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM