Aktuale
Guvernatori Ismaili në Washington: BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për stabilitet financiar
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, së bashku me përfaqësues të tjerë të BQK-së, zhvilloi një takim bilateral me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yigit Yaşar, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.
Gjatë takimit, Ismaili prezantoi zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë, duke theksuar stabilitetin e sistemit, avancimin e infrastrukturës së pagesave dhe progresin në digjitalizim. Ai nënvizoi gjithashtu reformat në luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe përpjekjet për rritjen e përfshirjes financiare dhe forcimin e qeverisjes institucionale.
Palët diskutuan edhe për sfidat e reja, përfshirë rreziqet kibernetike, ndërsa u vlerësua lart bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe FMN-së. Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e FMN-së, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e këtij partneriteti në funksion të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm./Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM